14:02 / E Diele, 27 Maj 2018 / indeksADMonline

Kujt i intereson për titull? Klopp “feston” për medaljen e argjendtë në ora 6 të mëngjesit (Video)

Skuadra e Liverpoolit u mposht nga Real Madridi dhe humbi titullin e Champions League.

Liverpool u mposht 3 me 1 ndaj Real Madridit në stadiumin e Kievit të Ukrainës, shkruan IndeksOnline.

Të gjithë ishin të mërzitur në natën e mbrëmshme për këtë humbje, por sot në mëngjes është parë një pozitivitet i madh tek trajneri, Jurgen Klopp.

Ai së bashku me një pjesë të stafit dhe tifozësh në ora 6:00 të mëngjesit ka filluar të këndoj dhe të festoj për medaljen e argjendtë.

Liverpooli këtë sezon ishte mjaftë në formë, por dështoi të fitonte ndonjë trofe – si Premierligë, Kupën e Ligës, Championsin dhe FA Cupen./IndeksOnline/