15:28 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Kurti e Ahmeti shkojnë bashkë në selinë e VV-së (Foto)

Kandidati për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti kanë shkuar së bashku në selinë e Vetëvendosjes, raporton Indeksonline.

Ata kanë zbritur bashkë nga vetura ndërsa pa u deklaruar para mediave ata kanë hyrë brenda ndërtesës ku do të mbahet mbledhja e përbashkët e kryesisë qendrore dhe Grupit Parlamentar të VV-së.

Në këtë mbledhje po marrin pjesë të gjithë anëtarët e kryesisë së VV-së dhe deputetët e këtij subjekti./Indeksonline/