20:12 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ky është personi që vdiq sot tragjikisht në vendin e punës!

Sot rreth orës 17:00 një person derisa ishte duke punuar ra aksidentalisht nga një ndërtesë në Prishtinë,  më konkretisht në lagjen “Arbëria”.

Burime të “Indeksonline” bëjnë të ditur se viktima është Sefer Kryeziu nga Komuna e Malishevës, rreth 53 vjeç.

Lajmin për vdekjen e Kryeziut e konfirmoi më herët edhe Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Zyrtarja për informim e PK-së për këtë rajon, Flora Ahmeti tha se i ndjeri menjëherë është dërguar për në QKUK, por plagët e rënda kanë qenë të papërballueshme për të.

Ndërkaq, ajo bëri të ditur se me rastin po merren njësitet e stacionit Qendra në Prishtinë./Indeksonline/

Aksidentalisht bie nga ndërtesa, vdes një person në Prishtinë

Foto ilustrim: