Liga e Kampionëve/ Kukësi mëson kundërshtarin (Foto)
Skuadra shqiptare, FC Kukësi e ka mësuar kundërshtarin për në garat europiane.
Nën-kampioni i Superligës së Shqipërisë do të luajë ndaj Vallettas, skuadrës nga Malta, shkruan IndeksOnline.
Kukësi zuri pozitën e dytë në tabelën e Superligës së Shqipërisë, por për shkak se Skënderbeu është i dënuar, atëherë në garat europiane Shqipëria do të përfaqësohet nga kukësianët.
Kujtojmë që në këtë short kundërshtarin e mësoi edhe ekipi tjetër shqiptar, Shkëndija e Tetovës e cila do të takohet me New Saints./IndeksOnline/