23:51 / E Hënë, 19 Mars 2018 / indeksADMonline

Martinez: Nuk e bëj gabimin e Contes, kjo është pozita e Hazardit

Menaxheri i Kombëtares së Belgjikës, Roberto Martinez thotë se ka synim të luajë me sulmues tipik, si Romelu Lukaku, Michy Batshuayi apo Christian Benteke.

Martinez në një intervistë para ndeshjeve miqësore, tha se kurrë nuk do të përdorte Eden Hazardin si sulmues apo 9 të rremë, ashtu siç bën trajneri i Chelseat, Antonio Conte.

“Është e vështirë për një lojtar me një kualitet të pabesueshëm të luaj në pozicionin që nuk i takon. A do ta bëja edhe unë të njëjtën gjë? Sigurisht që jo. Ne kemi futbollistë si Lukaku, Batshuayi dhe Benteke që mund të përdoren për këtë pozitë. Hazardi është një nga anësorët më të mirë në Europë”, ka thënë Martinez.

Belgjika do ta luaj vetëm një miqësore gjatë këtij muaji, më 27 mars takohet me Arabinë Saudite.

Kujtojmë se Belgjika ka siguruar një biletë për Kupën e Botës dhe do të jetë në të njëjtin grup me Panamanë, Anglinë dhe Tunisinë./IndeksOnline/