20:04 / E Enjte, 06 Shtator 2018 / indeksADMonline

Më të mirët e Arsenalit dhe Real Madridit kundër njëri-tjetrit, ndeshje e organizuar nga Ozil

Mesut Ozil i ka zgjedhur dy skuadrat e tij të preferuara për një ndeshje të futsallit, mes Real Madridit dhe Arsenalit.

Video thumbnail

Ai pritet ta organizojë këtë përballje në formën e një ndeshje të legjendave për të shtunën.

”Unë do të startoj me Madridin”, tha ai për faqen zyrtare të Arsenalit.

”Natyrisht, Zidane, Ronaldo, Ramos, Raul.. do të marrin pjesë”.

Video thumbnail

”Si dhe Casillas, pasi që këta lojtarë janë legjenda, dhe kanë fituar gjithçka me klubin”.

”Mund të them se Carlos, Guti dhe Ronaldo Nazario gjithashtu janë legjenda, por nuk kam luajtur me ta”.

”Ata kanë qenë shumë lojtarë të mirë në të kaluarën”.

”Për Arsenalin, do të jenë të pranishëm Henry, Bergkamp, Pires, Ljunberg dhe portieri legjendar, David Seaman’./IndeksOnline/