09:31 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

Morata zbulon se sa afër ishte për t’u larguar nga Chelsea këtë verë

Alvaro Morata është në mision për ta shpaguar besimin e Chelseat në të dhe për ta dëshmuar se ai e do jetën në ”Stamford Bridge”.

Morata pohon se mund të ishte shitur këtë verë, por se vendosi të qëndrojë dhe ta dëshmojë se ka aftësi për të bërë gjëra të mëdha.

Sulmuesi spanjoll shënoi gol në fitoren, 3-2 ndaj Arsenalit të shtunën dhe tani ai thotë se e ardhmja e tij tashmë është e qartë, transmeton IndeksOnline.

”Kam mundur të rikthehem në Spanjë apo Itali. Të gjithë besonin në mua, por unë dua t’i ndryshoj gjërat këtu”.

”Jo vetëm për kritikët, por edhe për veten dhe Chelsean. Chelsea më dha gjithçka në një moment dhe tani më duhet t’ua shpaguaj besimin”.

”Mezi pres të blej shtëpi të re dhe t’i shoh fëmijët e mi duke u rritur. Jam i lumtur këtu”, tha Morata./IndeksOnline/

Chelsea transfer news: Alvaro Morata