00:21 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

Mos flisni, lejoni dritat e reja të Mercedes ta bëjnë për ju [Video]

Dritat e reja të Mercedes-Benz janë aq të avancuara saqë mund të komunikojnë përmes fjalëve me njerëzit.

Të quajtura “Digital Light”, të shfaqura në një S Class Maybach, teknologjia e dritave është në gjendje të projektojë fjalë përpara në rrugë, duke shfaqur të gjitha llojet e mesazheve.

Për të promovuar teknologjinë, Mercedes-Benz parkoi një S-Class dhe shfaqte komplimente për ata që nuk besonin.

Sistemi ‘Digital Light’ punon në sajë të projektimit të dritave LED të pajisura me një çip që përfshin më shumë se një milion mikro-reflektorë, që janë në gjendje të projektojnë dritë në forma të ndryshme. Me pak fjalë, dritat janë në gjendje të formojnë lehtësisht fjalë dhe ilustrime. /IndeksOnline/