17:28 / E Shtunë, 24 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ministri gjerman pyet BMW dhe Mercedes: Kur do të bëni makina seksi si Tesla

Tre prodhuesit gjermanë të mëdhenj (BMW, Mercedes dhe VW Group) nuk kanë mbajtur sekret planet e tyre, duke pohuar planifikimin e dhjetëra automjeteve elektrike deri në mes të dekadës së ardhshme.

Megjithatë, ata kanë shumë pak makina elektrike në shitje sot. Për më tepër, ato që janë në dispozicion (ose do të jenë së shpejti) nuk janë ende udhëheqese në segmentin e makinave elektrike, shkruan IndeksOnline.

Kjo është diçka që duket se e shqetëson Peter Altmaier, ministri federal i Gjermanisë për Çështjet Ekonomike dhe Energji. Më konkretisht, zyrtari e urren faktin se Tesla prinë karshi automjeteve gjermane kur bëhet fjalë për makina elektrike.

Në një panel mbi inteligjencën artificiale, Altmaier iu drejtuar kreut të Mercedes-Benz, BMW dhe VW Group me një pyetje brutale.

“Unë me të vërtetë pyes vetën kur ju z.Zetsche ose ju z.Diess, ose z.Kruger i BMW-së, do të jeni në gjendje të ndërtoni një makinë elektrike, e cila është vetëm përgjysmë seksi sa një Tesla”.

I pranishëm në veprimtarinë e mbajtur në Berlin javën e shkuar, drejtori i Daimler, Dieter Zetsche dhe CEO i kompanisë VW Group, Herbert Diess nuk mundën (ose nuk donin) të gjenin një përgjigje. Përsa i përket drejtorit ekzekutiv të BMW-së Harald Krüger, ai ishte me fat që të mos merrte pjesë në panel.