Ndahen Scott Disick dhe Sofia Richie, shkak tradhëtia
Scott Disick dhe Sofia Richie janë ndarë, shkruan revista PEOPLE.
Sipas një burimi, Richie, 19, përfundoi marrëdhënien me Disick, 35 vjeç.
“Sofia u nda me Scottin”, thotë një burim për PEOPLE, duke shtuar se “çështjet e vjetra” të Disick çuan deri në ndarje, transmeton Indeksonline.
Megjithatë Scott mendon se Riche mund të ndryshojë mendje dhe se nuk është duke e marrë shumë seriozisht ndarjen.
Lajmi vjen pas disa spekulimeve ku thuhej se Disick u pa duke flirtuar me një grua të panjohur në një party./Indeksonline/