13:37 / E Enjte, 14 Qershor 2018

Një darkë e ndanë lojtarin e Interit për tu bashkuar me Juventusin

Juventusi është shumë afër për ta bërë për vete Joao Cancelon. Kampionët e Italisë kanë patur mbrëmë darkë me agjentin e lojtarit dhe finalizimi duket të jetë shumë afër.

Juve është e gatshme të paguaj shumën që po kërkon Valencia prej 35 milionë eurosh, gjë të cilën Interi nuk do e bëjë.

Mbrojtësi portugez pritet që vikendit ta finalizoi transferimin te Juve pasi është paralajmëruar një darkë mes agjentit dhe krerëve të skuadrës.

Vetë futbollisti e pëlqen Juven dhe se është preferenca e parë, edhe para Interit./Indeksonline/