16:09 / E Enjte, 16 Gusht 2018 / indeksADMonline

Para ndeshjes hapëse me KEK-un, ”Intelektualët” bëjnë të ditur kërkesën e tyre

Kampioni i Kosovës në futboll, Drita, të dielën do ta fillojë sezonin e ri në IPKO Superligën e Kosovës.

Klubi gjilanas do ta fillojë sezonin e ri me ndeshjen përballë skuadrës së KEK-ut.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin, ”Selami Osmani – Bezi”, të dielën me fillim nga ora 16:45.

Ndërsa, përmes një postimi në rrjetet sociale, tifo-grupi i Dritës, ”Intelektualët” e kanë bërë një kërkesë.

Ata i kanë ftuar të gjithë tifozët e skuadrës së zemrës të jenë të pranishëm në stadium të dielën pas atij suksesi historik ndaj Prishtinës.

Kujtojmë se Drita triumfoi përballë Prishtinës në kuadër të Superkupës së Kosovës në futboll me rezultat, 2-1./IndeksOnline/