16:26 / E Shtunë, 24 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Bentley pren pemët e bukura të Mississipit për interierin e makinës

Konsumatorët e Bentley tani kanë mundësinë e një kualiteti të ri druri në interier, i quajtur Liquid Amber.

Kjo mbulesë dekorative është e shtata e markës dhe e para e shtuar në pesë vitet e fundit shkruan IndeksOnline.

Veshjet nga druri mund të jenë një dukuri mjaft e zakonshme në vetura, gjersa disa prodhues shikojnë të gjejnë të tillë me jetëgjatësi, Bentley punon me pemët më të mira dhe bukura në botë.

Kjo e fundit vjen nga ‘American Red Gun, e gjetur në tokat me lagështi të Mississipit. Rrëshira e pemës qyhet Liquid Amber, ku edhe ka marrur emrin.

Bentley ka akses vetëm dy herë në vit për të prerë drunjtë në këtë zonë. Pasi të bëjnë atë, druri i nënshtrohet një procesi natyral të tymosjes për t’i dhënë një pamje të pasur ngjyrë kafe.

Më pas, ekspertët e markës e transportojnë atë në shitoren e drurit Bentley në Crewe, ku shqyrtohet nga afër. Rreth 70 % e mbulesës së drunjve hedhet poshtë nga prodhuesi britanik dhe pranohet vetëm ajo me cilësi më të lartë. /IndeksOnline