08:20 / E Martë, 25 Shtator 2018 / indeksADMonline

Perez konfirmon nëse Ronaldo do të rikthehet te Real Madridi

Cristiano Ronaldo do të rikthehet në Real Madrid në të ardhmen.

Kështu të paktën thotë presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, i cili lejoi largimin e yllit drejt Juventusit këtë verë.

Ronaldo u largua nga Bernabeu pas nëntë vitesh të suksesshme, ku ai fitoi katër tituj të Champions Leagues, përfshirë tre herë radhazi.

33-vjeçari iu bashkua Juventusit për 88 milionë funte dhe ai aty ka shënuar tre gola deri më tani, transmeton IndeksOnline.

Por, Perez beson se golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te Real Madridi do të rikthehet një ditë në kryeqytetin spanjoll.

”Cristiano ka mbetur në zemrat e të gjithë tifozëve madrilen”, tha Perez për El Chiringuito në ceremoninë e djeshme”.

”Nëse do ta shihja mbrëmë atë, do ta përshëndesja. Ai është pasardhësi ideal i Di Stefanos”.

”Një ditë ai do të rikthehet te Real Madridi”./IndeksOnline/