23:08 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Përfundon nata e parë e Ligës së Kampionëve

Janë zhvilluar tetë ndeshjet e para të sezonit të ri të Ligës së Kampionëve.

Për herë të parë janë zhvilluar ndeshje edhe në orën 18:55.

Barcelona shkatërroi PSV-në duke e mposhtur me rezultat 4-0 ndërsa Interi mposhti Tottenhamin me rikthim me rezultat 2-1.

Nga ora 21:00 janë zhvilluar edhe gjashtë ndeshje të tjera.

Kryendeshja e ditës së sotme ishte ajo në mes të Liverpoolit dhe PSG-së, ku anglezët triumfuan me rezultat 2-1.

Në ndeshjet tjera u arritën këto rezultate:

Club Brudge – Dortmund 0-1

Crvna zvezda – Napoli 0-0

Galatasaray – Lok. Moska 3-0

Monaco – Atletico Madrid 1-2

Schalke – Porto 1-1