07:14 / E Mërkurë, 16 Maj 2018 / indeksADMonline

Po e humbasim vajzën tonë, i dashuri i saj…

I dashuri i vajzës sonë nuk ka nivelin tonë. Ajo ka ndryshuar dhe është distancuar dhe mbi të gjitha ka gjetur një të dashur të ri.

Ajo u divorcua para disa vitesh nga një martesë e palumtur. Ajo ka 40 vjeç ndërsa unë dhe babi i saj 72 vjeçar.

Ne ishim të lumtur që u dashurua përsëri por ai nuk i përket nivelit tonë. Prej se është me të e shohim rrallë edhe vajzën tonë. E ndjej se po e humbasim.

Këshilla e psikologes:

Ndoshta i janë dashur 40 vite që ta kuptojë se sa e vlefshme është dhe se ka karakteristika të ndryshme nga ju. Mos e bëni që të zgjedhë mes atij dhe juve, do e humbisni gjithsesi.

Tentoni të jeni të lumtur edhe ju nëse vajza juaj është me të./Indeksonline/