13:48 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ishi i të dashurës sime ishte më i mirë se unë në shtrat, po xhelozojë për këtë gjë

E dashura ime kishte marrëdhënie seksuale shumë më të mira me ish dashurin e vet sesa që unë mund t’i jap asaj.

Ajo  kishte marrëdhënie seksuale të paktën gjashtë herë brenda një nate me të dashurin e fundit dhe lidhja me të zgjati për një kohë të gjatë. Tani nuk mund t’i nxjerr këto gjëra nga mendja.

Unë jam 37 vjeç dhe kam qenë me të dashurën time për disa muaj. Ajo është 29 vjeç dhe u nda me ishin e saj dy vjet më parë. Unë kam qenë gjithmonë xhelozë në ishat e dashurave të mia.

Por, e dashura ime e tanishme tha se me ishin e saj kishte pasur gjatë gjithë natës marrëdhënie seksuale deri në mëngjes.  Kur e pyeta se sa herë e bënë dhe sa zgjati ajo, ishte e qartë se ai ishte një “makinë” seksi, ndërsa unë mund të menaxhoi seksin vetëm dy herë radhazi dhe më së shumti mund të zgjas 10 minuta.

Më ka mbetur në mendje kjo gjë. Unë po reagoj shumë keq me të dhe nuk e di nëse jam i drejtë, pasi ajo vetëm është përgjigjur në pyetjet që e kam pyetur unë.

Kam pasur probleme me gjumë atë natë. Unë isha fiksuar në lidhje me këto imazhe mendore. I thash të dashur sime për këtë dhe ajo tha se nuk do të më kishte thënë asgjë në rast se do e dinte se do reagoja në këtë mënyrë.

Unë edhe më parë kam qenë i tillë. Kur kam dëgjuar diçka në lidhje me ishat e të dashurave tjera të mia gjithmonë jam  bërë xheloz.

Pse i bëj të gjitha këto pyetje kur e di që përgjigje nuk më pëlqejnë?

Përgjigja:

Të gjithë kemi një të kaluar. E dashura juaj është me ju, sepse ajo dëshiron të jetë me ju. Keni kujdes që ju të mos e largoni me këto gjëra.

Sa kohë mund të zgjas dhe sa shpesh mund të kesh marrëdhënie nuk është një çështje që duhet brengosur. Ajo e ka shpjeguar për ju se qëndrueshmëria seksuale nuk është gjithçka. Ajo çka ju dhe e dashura juaj e shijoni dhe kënaqësinë që e ndjeni është çështje.

Kushtoni vëmendje atë që e gëzon më së shumti, apo si i pëlqen që ta prekni apo ta puthni dhe të përqendrohuni në ato gjëra.

Me fjalë të tjera, nëse mendoni për kënaqësinë e saj të seksit atëherë kënaqësia juaj do të ndjek natyrshëm.

Nëse ende nuk e keni kapërcyer atë, merrni ndihmë nga një psikolog./Indeksonline/