21:47 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

Presidenti i Romës nuk pranon faljen e Barcelonës: Nëse ma shisni Messin, jemi OK!

Presidenti i Romës, James Pallotta është deklaruar për çështjen e Malcom.

Futbollisti brazilian ishte afër t’i bashkohet Romës, por në fund zgjodhi Barcelonën, shkruan IndeksOnline.

Klubi spanjoll ka tentuar t’i kërkoj falje klubit nga Italia, por Presidenti romak nuk e ka pranuar.

“Dje Barcelona na kërkoi ndjesë për çështjen Malcom, por unë nuk e pranoj. Vetëm në rast se na shesin Messin, ndryshoj qëndrim. Malcom dëshironte të vinte në Romë, kishim mbyllur gjithçka, edhe klauzolën prej 120 milionë eurosh për prishjen e kontratës. Nuk ishte firmosur asgjë? Idiotllëk, klubet e dinë si funksionojnë gjërat dhe Barcelona bëri diçka aspak etike dhe morale. Agjenti i Malcom? Ndoshta është idiot”./IndeksOnline/