20:28 / E Martë, 15 Maj 2018 / indeksADMonline

Jo makinat, produkti më i shitur i Volkswagen janë salçiçet

Volkswagen është rritur shpejt për t’u bërë një nga prodhuesit më të mëdhenj të automobilave në botë. Por, makina dhe kamionët nuk janë produkti që VW shet më së shumti.

Produkti më i shitur i Volkswagen janë salçiçet. Ato janë një lloj shumë i popullarizuar i sallamit në Gjermani dhe VW bën me dhjetëra mijëra çdo ditë, shkruan IndeksOnline.

Në fakt, vitin e kaluar, kompania bëri 6.8 milionë prej tyre – e që është më shumë se të gjitha makinat që Volkswagen ka shitur në mbarë botën vitin e kaluar. (Megjithëse kjo nuk numëron të gjitha markat e tjera nën ombrellën e Vë.)

VW ka bërë salçiçe që nga viti 1973. Fillimisht ato u bënë vetëm për punëtorët në fabrikat e kompanisë për të konsumuar në byfetë e tyre. Por 45 vjet më vonë, VW i shet ato në të gjithë vendin në dyqane ushqimore.

Ato bëhen kryesisht nga mishi i derrit dhe kanë yndyrë prej vetëm 20 %, ndërsa ka edhe vegjetariane. /IndeksOnline/