12:49 / E Martë, 06 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Pse duhet të hidratojmë më shumë lëkurën gjatë dimrit?

Si pjesë javore e bashkëpunimit të LloydsPharmacy dhe një doktori online, sot tema ka qenë nëse duhet të hidratohet më shumë lëkura e trupit gjatë dimrit.

Ai është përgjigjur se gjatë kësaj kohe është mirë të kujdesemi më shumë për lëkurën e trupit, duke treguar edhe arsyet pse, transmeton Indeksonline.

Përgjigja:

Kombinimi i ngrohjes qendrore dhe ajri i thatë e i ftohtë jashtë, heq lagështinë nga trupi dhe mund të shkaktojë që lëkura të thahet.

Pra, hidratimi më shumë në këtë kohë të vitit është ndoshta një ide e mirë, veçanërisht kur vuani nga ekzema- pasi gjatë dimrit mund të keni më shumë probleme.

Është gjithashtu e rëndësishme të qëndroni të hidratuar mirë, sepse kjo do të ju ndihmojë të ndaloni tharjen e lëkurës suaj./Indeksonline.