07:10 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kujdesi për duar, në ditë të ftohta

I ftohti dëmton lëkurën tonë.

Duart, të cilat janë shumë të ekspozuara ndaj temperaturave të ulëta dhe acarit, kanë nevojë për mbrojtje shtesë.

Këshilla e parë është të evitoni sasinë e madhe të sapunit dhe t’i lani duart me ujë të vakët. Detergjentët shumë të fortë dëmtojnë lëkurën.

Sugjerimi i dytë është të vendosni pak vaj në duar para se t’i lani: të jep butësi dhe hidratim. Tutje, një aleat i mirë, është vaji i ullirit. Lëkura e fytyrës dhe e duarve është më e ekspozuar ndaj të ftohtit, prandaj në fund të ditës nuk duhet të harrojmë që të masazhojmë lëkurën për ta pasur të butë dhe për të larguar qelizat e vdekura.

Mjafton të hidhni disa lugë mjaltë në një tas, i shtoni vaj ulliri ekstra të virgjër dhe pak qumësht ose kos për të përfituar një masë jo shumë të lëngshme.

Para se të flini, do të ishte e domosdoshme për të masazhuar duart ngadalë, duke lejuar që vaji të depërtojë thellë dhe të riaktivizojë qarkullimin. /