17:34 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Pse nuk duhet të përdorni palomat për pastrimin e grimit?

Pecetat për të pastruar grimin janë fantastike për të larguar buzëkuqin apo lapsin e syve, megjithatë vijnë me disa rreziqe.

Edhe pse këto peceta janë të lehta për t’u përdorë, ato nuk largojnë tërësisht grimin dhe bakteret që janë mbledhur gjatë ditës.

Në një shkrim për Daily Mail, disa ekspertë, dermatologë, kanë paraqitur problemet më të shpeshta që mund të sjellin pecetat për largimin e grimit.

Sipas tyre këto peceta lejnë mbrapa plot papastërti, ngaqë nuk arrijnë që të largojnë tërësisht shtresat e grimit.

Ata kanë shtuar se ato mund të dehidrojnë lëkuren, duke shkaktuar shfaqjen e puçrrave dhe mund të irritojnë atë.

Gjithashtu është bërë e ditur që një efekt tjetër jo i mirë i tyre është edhe shkaktimi i plakjes se parakohshme të lëkurës.

Temat: