14:45 / E Martë, 10 Prill 2018 / indeksADMonline

Robben i “frikësohet” Sevillas: Ata bëjnë lojë të mirë si mysafirë, u pa edhe në Manchester

Futbollisti i Bayern Munchen, Arjen Robben thotë se ende nuk dihet se kush shkon në gjysmëfinale.

Kampioni i Bundesligas fitoi 2 me 1 në Spanjë, kundër Sevillas, ndërsa nesër luhet ndeshje e kthimit në “Allianz Arena”, transmeton IndeksOnline.

Anësori holandez, i pranishëm në konferencë së bashku me Jup Heynckes, tha se ka punë ende në këtë takim.

“2-1 është një rezultat i mirë, por ne nuk jemi të kënaqur, kjo do të thotë se asgjë nuk ka përfunduar. Sevilla ka një lojë të mirë, dhe u pa çfarë ishin në gjendje të bënin në Manchester. Gjithcka mbetet e hapur”, ka thënë Robben.

Ish-lojtari i Chelseat ëndrron që ta fitoj edhe njëherë titullin e Ligës së Kampionëve.

“Liga e Kampionëve është kryesorja. Është diçka e veçantë. Është diçka shtesë si për një ekip ashtu edhe për një lojtar. Kjo është arsyeja pse ju luani futboll”, shtoi holandezi.

Bayerni e ka disavantazhin pas fitores 2 me 1 në Spanjë, por nesër nga ora 20 e 45 do ta ketë test të vështirë./IndeksOnline/