13:43 / E Premte, 01 Qershor 2018 / indeksADMonline

“Ronaldo dëshiron të rikthehet në Manchester United, me Mourinhon”

Fabio Capello ka deklaruar së fundmi se të ardhmen e Cristiano Ronaldo-s me shumë mundësi e shikon në Angli tek ish-kuadra e tij Manchester United, ndërsa si zëvendësues te tij në Madrid ai shikon polakun Robert Leëandoëski-n.

Ronaldo kohët e fundit është lidhur me një largim të pashmangshëm nga Real Madrid, ku edhe vetë lojtari deklaroi se ishte në dilemë për të ardhmen e tij në përfundim të finales së Champions League.

Nga ana tjetër edhe agjenti i Robert Leëandoëski, ka paralajmëruar ekipin e Bayern Munich se polaku është drejt largimit.

“Unë mendoj se Cristiano Ronaldo dëshiron të kthehet në Manchester, të luajë për Unitedin dhe të udhëhiqet nga bashkëkombësi i tij Mourinho”, ka thënë fillimisht Capello për Sky Italia.

“Real Madridi do të duhet të shërohet nga humbja e Ronaldos në drejtim të golave të shënuar. Emri i vetëm në dispozicion në këtë moment është Robert Leëandoëski”. përfundoi Capello. /IndeksOnline/