15:54 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

Sarri flet për Hazardin, ia zbulon të ardhmen

Maurizio Sarri për herë të parë ka folur para gazetarëve si trajner i Chelseas.

Sarri sot u paraqit në konferencë për shtyp, para udhëtimit në Australi me klubin e tij të ri, shkruan IndeksOnline.

Trajneri italian foli shumë gjëra, por një nga kryesoret ishte e ardhmja e Eden Hazardit.

Ai tha se do të jetë një privilegj i madh që të punoj me belgun.

“Hazard është një nga dy apo tre lojtarët më të mirë në Europë. Mezi pres të argëtohem me të duke punuar si në stërvitje ashtu edhe në fushën e lojës. Shpresoj që ta përmirësoj atë edhe pse do të jetë e vështirë, pasi ai tashmë është në nivel të lartë”, ka thënë Sarri.

Kujtojmë që ish-trajneri i Napolit zuri vendin e Antonio Contes, i cili përkundër kontratës valide, u shkarkua nga Blutë e Londrës./IndeksOnline/