11:39 / E Martë, 21 Gusht 2018 / indeksADMonline

Sezonin e kaluar tek Interi, tani huazohet te skuadra modeste spanjolle

Ernesto Valverde kishte konfirmuar në një konferencë shtypi para ndeshjes me Alavesin se Rafinha është pjesë e planeve të tij, por lojtari nuk e luajti asnjë minut të ndeshjes.

Kjo pavarsisht se Rafinha ishte startues në Superkupën e Spanjës ndaj Sevillas, transmeton IndeksOnline.

Pavarsisht këtyre pohimeve nga trajneri, Rafinha është në kërkim të një klubi të ri, ku mund të luajë më shumë këtë sezon.

Siç shkruan RAC1, mesfushori është duke biseduar me Real Betisin për një huazim të mundshëm këto ditë.

Radio stacioni në fjalë shkruan se Rafinha do të përshtatej më së miri te skuadra e Quique Setien pas humbjes, 0-3 nga Levante të premten e kaluar.

Babai dhe agjenti i Rafinhas, Mazinho, është tashmë në Sevilla duke e negociuar marrëveshjen, e cila duket se është afër të ndodhë./IndeksOnline/