14:29 / E Mërkurë, 16 Maj 2018

Shaqiri e “çelë” gojën, zbulon detaje për karrierën

Xherdan Shaqiri thyen heshtjen dhe flet për rënien e Stoke Cityt nga Premierliga dhe të ardhmen e tij.

Ylli kosovar që luan për Reprezentacionin e Zvicrës është intervistuar nga gazeta e famshme “Blick.ch”, transmeton IndeksOnline.

“Është e trishtuar. Ky ishte sezoni më i keq në karrierën time”, ka thënë fillimisht Shaqiri.

Skuadra e Stoke Cityt pas shumë viteve ka rënë nga Premierliga pas një sezoni katastrofal. Klubi ku luan Shaqiri nga sezoni i ri do të luajë në Championship.

“Më vjen keq për tifozët, për klubin. Ende jam i pikëlluar për njerëzit që punojnë atje dhe janë të lidhur me këtë klub. Shpresoj që shumë shpejt Stoke të rikthehet të luajë në Premierligë”, shtoi kosovari.

Pas kësaj që i ndodhi “The Potters” me shumë gjasa Shaqiri do të largohet nga këta të fundit. Madje, kosovarin shumë shpejt mund ta shohim te ndonjë skuadër që bën gara në Champions. Sipas medieve angleze, “Shaqa” ka marr oferta nga Tottenham dhe Everton.

“Unë nuk mund të flas për përmbajtjen e kontratës. Është e rëndësishme që trajneri dhe drejtori sportiv të jenë nën angazhimin tim. Është shumë më mirë nëse ky klub luan në gara ndërkombëtare. Është një ëndërr i madh për çdo lojtar të luajë në Ligën e Kampionëve”.

Shaqiri tregon se si e refuzoi një ofertë të Romës gjatë mini-afatit dimëror.

“Kishte shumë oferta gjatë dimrit. Unë vërtetë doja ta përfundoja sezonin këtu. Përveç kësaj unë s’kam pasur përvojë të mirë në Itali me Interin”, përfundoi 26-vjeçari.

Shaqiri këtë sezon zhvilloi 36 paraqitje në Premierligë dhe shënoi 8 gola. Që nga ardhja e tij në Stoke, kosovari bëri afro 84 paraqitje, shënoi 15 gola dhe bëri 15 asistime./IndeksOnline/