13:40 / E Shtunë, 17 Mars 2018 / indeksADMonline

Shokon Kim Kardashian: Burri më tregon çfarë të vesh (Foto)

Kim Kardashian ka bërë një deklaratë bizare së fundi, njofton Indeksonline.

Pas të gjithë atyre komenteve pozitive për shijen fine dhe stilin e Kim Kardashian, ajo ka pranuar se veshjet  e saj nuk i zgjedh vetë.

Ajo ka pranuar se burri i saj reperi i famshëm Kanye West i tregon se çfarë duhet të vesh dhe si të duket mirë në publik.

“Kanye shpesh më duron email ku më thotë mos i vë më ato syze të mëdha dhe më dërgon syze më të vogël dhe më thotë “Oh duhet menjëherë që ekipi jot të të gjejë këto” ose “këto duken shumë të mira, duhet ti gjesh” ka thënë Kim në Ellen.

Përndryshe, Kim së fundi është parë veshur me një xhemper të madh kombinuar me pantallona të shkurta dhe atlete./Indeksonline/