17:12 / E Shtunë, 08 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Kim Kardashian në kostum elegant, por vë në fokus gjoksin

Ylli televiziv, Kim Kardashian ia arrin që në çdo paraqitje të marrë vëmendjen e duhur.

Edhe në një imazh të publikuar këtë herë në llogarinë e saj në ‘Instagram’, Kim u kujdes që të shfaqet joshëse, shkruan Indeksonline.

Në një kostum elegant dhe që mbulonte linjat esaj ‘bombastike’, 38 vjeçarja nuk la anash ekspozimin e gjoksit.

Ndryshe, nëna e tre fëmijëve ka lansuar së fundi linjën e produkteve të bukurisë ‘kkwbeauty’./Indeksonline/