12:09 / E Mërkurë, 09 Maj 2018 / indeksADMonline

Shpallet futbollisti i muajit në Premierligë (Foto)

Wilfried Zaha ka fituar çmimin e EA SPORTS, si futbollisti i muajit prill.

25-vjeçari i Crystal Palaces është shpallur futbollisti i muajit, pasi bëri një paraqitje fenomenale, duke shënuar katër gola, shkruan IndeksOnline.

“Unë jam shumë i lumtur. Kam punuar shumë dhe me bashkëlojtarët e mi kam arritur ta fitoj këtë”, ka thënë Zaha.

Ky ishte çmimi i parë për Crystalin që nga viti 2004.

Zaha u zgjodh më i miri nga ekseprtë të Premierligës dhe tifozëve. Ai mposhti kandidatët të tjerë; Pierre-Emerick Aubameyang, Christian Eriksen, Jake Livermore, Jordan Pickford, Paul Pogba dhe Raheem Sterling./IndeksOnline/