11:33 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Si të mbani vetën aktiv në fitnes gjatë gjithë vitit?

Studimet tregojnë se 80 për qind e njerëzve që braktisin ushtrimet që  i fillojnë pas Vitit të Ri më 1 shkurt.

Por mund të mos jetë vonë për të rikthyer përsëri motivimin për ushtrime gjatë pjesës tjetër të vitit, kanë paralajmëruar ekspertët.

Kështu dy trajnerë kanë dhënë këshillat e tyre në mënyrë që të na lehtësojnë të jemi të motivuar gjatë gjithë vitit për fitnes.

Ndryshoni qëllimin konkret për të ushtruar

Shumica si qëllim kryesor pse fillojnë aktivitetin fizik e kanë humbjen e peshës.

Në këtë mënyrë Rui Li, një trajnere personal sugjeron se vendosja e një qëllimi konkret të shëndetit të përgjithshëm të trupit ju ndihmon juve të bëni vazhdimisht stërvitje.

“Kjo do t’ju bëj të përqendroheni me të vërtetë, pasi  ju do e lidhni fitnesin me diçka shumë të prekshme dhe sapo të arrini atë që dëshironi do të ndjeheni krenar dhe do keni shumë kënaqësi”, tha ajo.

Bëni më shumë seks

Harry Hanson, trajneri tjetër personal, ka thënë se duhet të bëni gjithçka që ju mban ktiv- duke përfshirë edhe seksin.

“Bëni seks sa më shumë që të jetë e mundur”, ka thënë ai.

Sipas tij, nëse seksi është motivimi juaj dhe ndihmon në djegien e kalorive, duhet të keni shumë më tepër.

Rivlerësoni qëllimet tuaja, për të gjetur se çfarë nuk po funksionon

Nëse e shihni se motivi juaj nuk është më i njëjti siç ka qenë në fillim, Rui thotë se duhet të bëni një rivlerësim dhe të pyesni vetë: pse e dua këtë? Pse është kjo e rëndësishme?

Ky “kontrollim” i motivit do të ju ndihmojë të përcaktoni nëse ka motivim për të vazhduar dhe nëse qëllimet tuaja janë ende aq të rëndësishme për ju sa ishin në fillim të vitit.

Nëse gjeni se motivi juaj ka ndryshuar, Rui sugjeron të ndjeheni të lirë për të zhvendosur qëllimet tuaja.

Shikoni vetën në pasqyrë… lakuriq

Ndonjëherë keni nevoje për një motivim të vogël vizual.

“Ecni rreth shtëpisë tuaj me sa më pak rroba dhe shikoni vetën tuaj”, th Harry. Kjo do t’ju mbajë të përqendruar.

Ai shtoi se duke parë gjërat që dëshironi të ndryshoni do të shërbejë si përkujtues për t’u kthyer në dietë dhe një rutinë ushtrimi.

“Nëse ecni nga një pasqyrë dhe gjëja e parë që shihni është barku ose kofshët ose qafa dhe ju nuk e pëlqeni atë, kjo do t’ju mbajë të fokusuar në qëllimet tuaja”, ka thënë ai.

Menaxhoni stresi dhe mos jini shumë i rreptë me veten tuaj

Nëse nuk keni qenë vigjilentë në përmbushjen e qëllimeve tuaj të fitnesit, ashtu siç keni dëshiruar, kjo nuk do të thotë që ju duhet të hiqni dorë.

Rui tha se njerëzit janë tepër negativ me vetën kur nuk i përmbushin qëllimet e tyre të fitnesit./Indeksonline/