10:59 / E Mërkurë, 06 Qershor 2018 / indeksADMonline

Skuadra nuk ia vazhdon kontratën, largohet personi që e dëmtoi Barcelonën

Robert Fernandez do të japë dorëheqjen si sekretar teknik më 30 qershor. Skuadra katalonase nuk ka dhënë asnjë sinjal për t’i vazhduar atij kontratën, kështu që Fernandez do të lë Barcën në fund të muajit.

Pep Segura, kreu i menaxhimit sportiv të Barcelonës raportohet të ketë gjetur pasuesin e tij, por që po e mbanë të fshehtë emrin e tij.

Fernandez llogaritet si një nga sekretarët më të dobët të skuadrës viteve të fundit. Ai i ka siguruar Barcelonës blerje të shtrenjta, por jo aduekuate.

Emra si Mathieu, Turan, André Gomes, Denis Suarez, Paulinho, Mina e Dembele janë vetëm disa nga dështimet e tij./Indeksonline/