17:50 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Sot në fushë dy sulmet më atomike në botë, Liverpool-PSG

Sonte fillojnë ndeshjet e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja më interesante e ditës është ajo në mes të Liverpoolit dhe PSG-së.

Dy skuadrat kundërshtare kanë sulmin më të fortë në planet të sezonit të kaluar, shkruan indeksonline.

Salah (46 gola, 18 asiste), Firmino (29 gola, 19 asiste) dhe Mane (24 gola, 9 asiste) kanë shënuar së bashku 99 gola në një sezon të vetëm.

Ndërsa treshja e PSG-së, Cavani (43 gola, 12 asiste), Neymar (32 gola, 17 asiste) dhe Mbappe (25 gola, 16 asite) së bashku kanë shënuar 100 gola.

Të dy sulmet kanë arritur shifrën e 200 golave sezonal së bashku. /IndeksOnline/

Temat: