22:38 / E Martë, 17 Gusht 2021 / C E

Shënon Alidemaj, ndeshja shkon me vazhdime

Ndeshja e Superkupës së Kosovës në mes të Prishtinës dhe Llapit do të zhvillohet me vazhdime.

Pas 90 minutash lojë, rezultati është i barabartë me nga një gol të shënuar nga secila skuadër.

Për Prishtinën realizoi Otto John në minutën e 66-të derisa për Llapin realizoi Alidemaj nga penalltia.

Kujtojmë se të dy skuadrat janë me nga 10 lojtarë pas ndëshkimit me të kuq të Krasniqit dhe Ramadanit. /IndeksOnline/