23:42 / E Diele, 25 Mars 2018 / indeksADMonline

Skamnorët në Podujevë jetojnë në baraka, shtëpitë e destinuara për ta ende të zbrazta

Në një lagje të Podujevës janë ndërtuar 60 shtëpi për familjet në nevojë. Por në 10 prej tyre, janë të zbrazura.

Banorët që jetojnë në barakat e ish-lagjes së Kuvajtit, po ankohen se Komuna po bën padrejtësi, duke mos i ndarë ato shtëpi për nevojtarët. Ato shtëpi janë të gatshme për banim prej 10 muajsh, raporton Klan Kosova.

Por autoritetet komunale mohojnë se shtëpitë janë ndërtuar që 10 muaj. Shtëpitë nuk janë ndarë ende për shkak se emisionit i ka kaluar mandati, thonë në komunë. Derisa 10 shtëpitë presin në barakat e kësaj lagjeje jetojnë edhe 70 familje.