18:44 / E Martë, 23 Janar 2018 / indeksADMonline

Tesla përplaset me zjarrëfikësit, shoferi kishte aktivizuar auto-pilotin

Zjarrëfikësit e qytetit Culver të Kalifornisë, kanë shpërndarë disa foto në Twitter, duke treguar një aksident me një veturë Tesla Model S.

Sipas faqes së tyre në Twitter, vetura elektrike u përplas me kamionin ndërsa ishte me shpejtësi 105 km/orë.

Shoferi i Teslas ka konfirmuar se kishte të aktivizuar sistemin e auto-pilotit, transmeton Indeksonline.

Për fat të mirë, askush nuk u lëndua, ndërsa Model S u dëmtua mjaft shumë. Nga ana tjetër kamionin i zjarrëfikësve ka dëme më të vogla.

Ky nuk është rasti i parë i Tesla me auto-pilot të aktivizuar, dhe ndoshta jo edhe i fundit, pasi disa Model S dhe X u shkatërruan gjersa shoferët e tyre ishin të relaksuar pas timonit.

Kompania e Elon Musk vazhdon të këshillojë shoferët e Tesla për të mbetur vigjilentë kur auto-piloti është i aktivizuar, pasi teknologjia e vetë-ngasjes “është e destinuar për përdorim vetëm me një shofer plotësisht të vëmendshëm”. /IndeksOnline/