20:59 / E Diele, 15 Korrik 2018 / indeksADMonline

Trajneri kroat deklarohet pas ndeshjes, thotë se kombëtarja ndihet e pikëlluar

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliq, ka thënë se kombëtarja e tij ndjehet e pikëlluar por krenare pas humbjes në finalen e Kupës së Botës ndaj Francës.

Kroatët u kualifikuan në finalen e parë të Kupës së Botës, por humbën 4:2 nga Gjelat të cilët e siguruan yllin e dytë në fanellat e tyre.

“Jemi të pikëlluar dhe krenarë. Luajtëm mirë, hiq ndëshkimet tona. Ishte e vështirë”, ka thënë ai pas ndeshjes.

Duhet të jemi të lumtur dhe krenarë. Ende ka ankesa për titullin, por kjo është jeta. Ky është futbolli”.