21:46 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Duksi i presidentes kroate bëhet temë diskutimi, është firmë e yllit të Liverpoolit!

Kolinda Grabar-Kitaroviç po merr kritika në mediat kroate për veshjen e një duksi. Ajo është paraqitur në një foto me një xhup të markës “Rock Filius”, firmë e cila është në pronësi të yllit kroat të Liverpoolit, Dejan Lovren.

Mediat po e akuzojnë presidenten për shkeljen e dy rregullave. E para është se një president/e nuk ka të drejt reklamimi të asnjë kompanie private, në asnjë mënyrë.

Poashtu, kritika ka ndaj saj pasi që e ka përkrahur kompaninë e një personi që është i ndjekur nga ligji në këtë shtet.

Kjo pasi që Dejan Lovren akuzohet se ka dhënë dëshmi të rreme në rastin gjyqësor të Zdravko Mamic./Indeksonline/