10:44 / E Mërkurë, 05 Dhjetor 2018

Kroacia dyfishon gjobat në trafik, ligji i ri gati për të hyrë në fuqi

Kroacia ka gati ligjin e ri për Siguri në Komunikacionin Rrugor. Ky ligj pothuajse parashikon dënime dy herë më të ashpra se sa që janë në fuqi aktualisht.

Dënimet për keqbërjet më të rrezikshme po rriten me qëllim që të zvogëlohet numri i vdekjeve në trafik.

Ngjashëm si Kosova, Kroacia ka regjistruar numër të madh të viktimave në trafik në vitin e fundit. 70 euro do të jetë dënimi më i ulët në trafik, ndërsa 2700 dënimi më i ashpër, shkruan Indeksonline.

Poashtu, me ligjin e ri, për çfarëdo vepre që cënon jetën në komunikacion, shoferëve në Kroaci do tu sekustrohet patent shoferi.

Shkalla e testit të alkoolit dhe drogës do të ulet poashtu, dhe në rast se shoferët kapen në këtë gjendje, dënimet do të jenë të dyfishta./Indeksonline/

Temat: