13:34 / E Diele, 20 Maj 2018 / indeksADMonline

Tri vdekje të dyshimta brenda 24 orëve në Kosovë

Tre persona në rrethane ende të panjohura për organet e hetuesisë kosovare kanë vdekur vetëm gjatë ditës së djeshme në Kosovë, shkruan Gazeta Express. Dy vdekje kanë ndodhur në Prizren si dhe një tjetër në Prishtinë.
Policia nga rajoni i Prizrenit dje gjatë ditës ka marrë informatën se një femër në rrethana ende të panjohura dyshohet të ketë kërcyer nga kulmi i një ndërtesë.

“Rr.William Ëoker, Prizren 19.05.2018-00:05. Viktima femër K/Shqiptare, në rrethana të panjohura dyshohet të ketë kërcyer nga kulmi i një ndërtese. Në spitalin rajonal në Prizren, viktima është dërguar me lëndime të rënda trupore, ku edhe ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërkohë, një person tjetër më datë 19 ishte raportuar nga ana e familjarëve si person i zhdukur. AI një ditë më pas ishte gjetur pa shenja jete afër një objekti ndërtimor.
“Rr. Turgut Ozal, Prizren 19.05.2018-06:15. Viktima mashkull K/Shqiptar i raportuar si person i zhdukur, është gjetur i vdekur afër një objekti në ndërtim. Rastit ju kanë përgjigjur njësit relevante dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, japin detaje mbi ngjarjen policia e Kosovës.

Megjithëkëtë edhe në Prishtinë një person i rreth moshës 30-vjeç ka rënë në një pus (bunar) ku edhe ka gjetur vdekjen.

“Rr. 27 Nëntori, Prishtinë 19.05.2018-19:30. Një mashkull K/Shqiptar ka informuar se viktima mashkull K/Shqiptar ka rënë në një pus (bunar). Njësit përkatëse edhe zjarrfikësit kanë arritur ta nxjerrin viktimën pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”.