22:18 / E Premte, 01 Qershor 2018 / indeksADMonline

Trump konfirmon samitin e Kim Jong Un

Presidenti, Donald Trump ka konfirmuar sot organizimin e samitit me liderin Kim Jong Un, më 12 qershor në Singapor, pas takimit që zgjati më shumë se një orë në Shtëpinë e Bardhë me krahun e djathtë të udhëheqësit koreano-verior.

Në një deklaratë për shtyp, presidenti amerikan konfirmoi gjithashtu se Koreja e Veriut kërkonte denuklearizimin e vendit, dhe pohoi se dialogu me Phenianin do të ishte një proces i kurorëzuar me sukses.

I par ii SHBA-ve  pohoi se nuk do të ketë sanksione të reja gjatë bisedimeve me Korenë e Veriut.