12:08 / E Hënë, 14 Maj 2018 / indeksADMonline

Tuchel takohet me Neymar para se të marr drejtimin e PSG-së

Shtypi francez është i bindur se Thomas Tuchel do të shpallet si trajner i ri PSG gjatë ditës së sotme dhe kjo tashmë është konfirmuar edhe në Gjermani.

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung” zbulon se Tuchel ishte në Paris të dielën për një takim shumë të veçantë me superstarin brazilian, Neymar, shkruan indeksonline.

Tuchel gjithashtu i është premtuar nga Nasser al-Khelaifi se Neymar do të jetë në PSG në sezonin e ardhshëm dhe kjo shpjegon motivimin për takimin e së dielës.

Emery prite të largohet nga kryeqyteti spanjoll pas dy vitesh pasi nuk arriti të përmbush objektivin në Ligën e Kampionëve. /IndeksOnline/