18:42 / E Premte, 21 Shtator 2018 / indeksADMonline

UEFA nuk ia jep “Euro 2024” Turqisë, shkaku i Erdoganit

European Union Football (UEFA) sot ka shprehur shqetësimin në lidhje me respektimin e të drejtave të njeriut në Turqi. Kjo deklaratë ka ardhur një javë para se UEFA të marrë vendimin për shtetin organizator të Kampionatit Evropian në vitin 2024.

Turqia ka qenë njëra nga pretendentet kryesore, por që kjo deklaratë po shihet si një paralajmërim që UEFA t’i jap Gjermanisë organizimin.

Komisioni Ekzekutiv i UEFA-s ka thënë se është i shqetësuar me regjimin shtypës të Erdogan.

Poashtu, një arsye tjetër përmendet edhe situata jostabile në Turqi. Në anën tjetër, mediat turke akuzojnë autoritetet gjermane se po ndikojnë me deklaratat të rrejshme në UEFA për të ndikuar në këtë vendim./Indeksonline/