09:50 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

UEFA publikon 20 klubet më të suksesshme në Ligën e Kampionëve (Foto)

Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA ka publikuar tabelën me 20 klubet më të suksesshme në Ligen e Kampioneve.

Skuadra e Real Madridit dhe ajo e Barcelonës janë pikë referimi në Ligën e Kampionëve, jo vetëm në aspektin e numrave të fitoreve, por edhe në aspektin e titujve, shkruan IndeksOnline.

Madrilenët kanë fituar gjashtë herë këtë titull, që nga futja e formatit të ri në sezonin 1992/93, kurse katalunasit ishin katër herë të suksesshëm. Logjikisht, këto dy skuadra kanë mbledhur më shumë pikë dhe me meritë janë në krye të tabelës.

Pas dy spanjolleve, vjen klubi gjerman, Bayern Munchen, që ka fituar dy tituj dhe ka luajtur plotë 229 takime (127 fitore, 48 barazime dhe 54 humbje).

Klubi nga Bundesliga është i ndjekur nga Manchester Unitedi. Top-10 e mbyllin klubet si: Juventus, Arsenal, Chelsea, Milan, Porto dhe Olympique Lyon.

Më poshtë i keni top 20 klubet më të mira dhe të suksesshme në Champions League./IndeksOnline/