21:27 / E Premte, 29 Qershor 2018 / indeksADMonline

Valon Berisha drejt skuadrës romake, nesër testet mjekësore

Valon Berisha është në Itali. Madje ylli kosovar raportohet të ketë përfunduar me sukses marrëveshjen me Lazion.

Lojtari i kampionit austriak, Salzburg është takuar në pasditën e sotme me drejtuesit e Lazios me të cilët ka gjetur gjuhë të përbashkët.

Raportohet se Berisha nesër do të iu nënshtrohet testeve mjekësore. Berisha ditë më parë ishte pranë marrëveshjes me Sampdorian, marrëveshje e cila dështoi në momentin e fundit.

Nuk dihet ende se sa do të jetë vlera e këtij transferi./Indeksonline/