Talenti kosovar që është ftuar në prova te Lazio
Javën e ardhshme është ftuar në prova një javore në Lazio të Romës, talenti 17 vjecar i 2 Korrikut, Guri Hana.
Guri është i lindur në vitin 2001, dhe është lojtar i U19 të 2 Korrikut, me të cilët vitin e kaluar me gjeneratën e vet ishin shpallur kampionë të Superligës së Kosovës për U17.
Hapat e parë i ka bërë në shkollat e futbollit të Prishtinës ‘Kurda’ (1 vit), pastaj në ‘Shqiponjat e Bashkume’ (4 vite) dhe ‘Besëlidhja’ (3.5 vite).
Guri është qendërmbrojtës, i gjatë 186 cm, me vizion shumë të mirë të lojës, luan mirë me dy këmbët, i fortë në duele dhe në ajër gjithashtu, pak a shumë qendërmbrojtës modern.
Testimet në Lazio i mundësoi drejtori sportiv Igli Tare, i cili është ithtar i promovimit të talenteve shqiptarë.
Aktualisht në Lazio luajnë Thoma Strakosha, Valon Berisha dhe Riza Durmishi. Më herët Tare kishte sjellë në Lazio edhe Etrit Berishën dhe Lorik Canën.
Vlen të theksohet se Guri, gjatë verës ishte gjithashtu në testime në Atalanta, e cila është ndër akademitë më të mira në Itali.
Talentin e Gurit e kishte vërejtur edhe trajneri i Përfaqësueses së Kosovës për U19 Ramiz Krasniqi, i cili këto ditë e ka ftuar djaloshin e ri për grumbullimin tre ditor të lojtarëve të përzgjedhur.