15:04 / E Premte, 10 Gusht 2018 / indeksADMonline

Vazhdon me suksese Distria, kap gjysmëfinalen e Grand Prixit

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi po vazhdon me suksese.

Xhudistja, Distria Krasniqi, është kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Prixit.

Kjo arritje e xhudistes së re vjen në garën që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Distria mposhti në çerekfinale argjentinasen, Paula Pareto, në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Në gjysmëfinalen që do të zhvillohet pas pak, Krasniqi takohet me japonezen, Hiromi Endo.