Distria kalon në çerekfinale të Grand Prix-it në Hagë
Distria Krasniqi ka shënuar suksesin e radhës në xhudo për Kosovën.
Distria, e cili një javë më parë fitoi medaljen e artë në Grand Prixin që u mbajt në Uzbekistan, sot ka shënuar suksesin e radhës.
Xhudistja kosovare ka mposhtur me ippon portugezen Maria Siderot duke vazhduar më tutje për një tjetër medalje në Grand Prix-in e Hagës.
Në çerekfinale Distrian e pret japonezja Aya Sakagami. /IndeksOnline/