Distria mposhtet në çerekfinale nga japonezja Sakagami
Distria Kransiqi ka humbur çerekfinale ne Grand Prix-in e Holandës.
Në çerekfinale, xhudistja kosovare u përballë me japonezen Aya Sakagami, ku gjatë tërë ndeshjes ishte më e mirë por në fund japonezja shfrytëzoi një gabim të kosovares duke e rrezuar atë dhe fituar ndeshjen me ippon.Në këtë garë janë duke marrë pjesë edhe Loriana Kuka dhe Akil Gjakova.
Kujtojmë se Distria fitojë medaljen e artë në Uzbekistan për kategorinë -48 kilogram dhe mbetet në garë pasi që kalon në repesazh, duke mbetur në luftë për titull.Në repesazh Distria do të përballet me rumunen Monica Ungureanu.