17:41 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

​Distria dhe Erza synojnë sukseset në Tokio

Krasniqi, e cila tashmë po bëhet gati për këto lojëra,  thotë se tashmë është adaptuar në kategorinë 48 kilogramw dhe ka arritur pikët e nevojshme për pjesëmarrje.

“Është hera e parë që kam arritur të shkoj në finale në një ‘Grand Slam’, dihet tash që ‘Grand Slam’ ‘dhe Grand Prix’ në xhudo janë shumë të forta pasi që ka filluar të bëhet kualifikimi edhe mbledhja e pikëve për t’u kualifikuar për Tokio. Kështu që unë kam mbledhur pikët për Tokio, shpresoj të kualifikohem atje dhe të kthehem me medalje”, tha Krasniqi.

Kurse xhudistja Erza Muminoviq e cila mori pjesë në Lojërat Olimpike për të rinj në Argjentinë, tha se pavarësisht lojërave të ashpra, ajo arriti t’i sjellë Kosovës medalje. Njëherësh, Erza njoftoi që synimi i saj i ardhshëm është pjesëmarrja në Lojërat Olimpike për të rritur.

“Normalisht ka qenë e vështirë pasi që të gjitha luftërat kanë qenë të ashpra deri sa në fund arrita të fitoj medalje. Normalisht në kategorinë time kam qenë  favorite kur të gjithë kanë pritur medalje nga unë, kemi pritë edhe të artën, por medalja është medalje, nuk ka rëndësi”, tha Muminoviq.

Përndryshe, së fundmi në garat e Grand Slam në Abu Dhabi, Kosova fitoi katër medalje, ndër të cilat Nora Gjakova fitoi një medalje të artë, kurse Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova fituan medalje të argjendta.

Ndërsa në Lojërat Olimpike për të Rinj që u mbajtën në Argjentinë, xhudistja Erza Muminoviq i solli Kosovës medalje të bronztë./IndeksOnline/